Ka qëndruar i varur nga flokët e tij për plot 23 minuta pa ndërprerje. Eshtë ky një rekord tepër i rrallë. thyer nga Suthakaran Sivagnanathurai nga Sri Lanka që jeton në Australi.
Sivagnanathurai ka rrëfyer se flokët e tij janë shumë të fortë dhe kjo në sajë të gjenetikës dhe vajrave natyralë që ai i përdor gjithmonë për t'i larë, duke evituar shampo dhe solucione të tjera me lëndë kimike.
Sivagnanathurai ka pranuar gjithashtu se prova ishte shumë e dhimbshme, por shtoi gjithashtu se dhimbjen e ka kaluar në sajë të meditimeve.
Të kryesh marrëdhënie seksuale me një mik apo mikeshë mund të rezultojë e rrezikshme; është ky një rezultat i nxjerrë nga një studim i disa studentëve të Michigan State University nga dy shkencëtarë amerikanë.
Faktikisht quhet, FWB, që e përshtatur në shqip si shprehje do të thotë miq që frekuentohen si të tillë, por që nuk kanë problem të shkojnë dhe në shtrat me njëri-tjetrin, pra miq që bëjnë edhe seks.
Problemi në këtë marrëdhënie qëndron në faktin se mund të ndodhë që njëri prej personave të bie në dashuri me tjetrin, diçka që ndodh shpesh dhe në këtë pikë gjërat komplikohen, ku i dashuruari në këtë raport mund të vuajë.
E megjithatë ka raste ku diçka e tillë përfundon në mënyrën më të mirë dhe lidhja bëhet serioze duke shkuar drejt një normaliteti.
Për t’u theksuar është fakti se si do që të shkojë një raport i tillë miqësia mes këtyre dy personave është prishur dhe nuk mund të jetë si më parë.
Faktikisht rezultatet e një kërkimi pohojnë pikërisht këtë gjë.
Për 10 % të studentëve një marrëdhënie e nisur për lojë është transformuar në një fejesë të vërtetë; për 33% të studentëve vazhdon sërish të jetë një “miqësi”; ndërsa për 25% të tyre diçka e tillë çoi në prishjen definitive të miqësisë së tyre.
Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë për agjencinë e lajmeve Kosovapress nëse është duke e hetuar anëtarët e labelit “Baba Stars” për spotin e tyre “High”, në të cilin xhirimet janë bërë në një plantacion marihuane.Paraqitja e anëtarëve të Baba Stars, konkretisht të Tingullit të 3NT dhe të Skillz në disa fusha të Lazaratit “të gjelbëruara” nga marihuana, mund t’u kushtojnë atyre me ndonjë hetim të mundshëm nga Policia e Kosovës.Në klipin e këngës “High”, i publikuar para disa muajve, shiheshin pjesëtarë të grupit “Skillz” dhe grupit “Tingulli 3nt” duke tymosur marihuanë në një fushë të mbjellë me hashash.Klipi është edhe në Youtube, por që nuk mund të shikohet nga persona që nuk kanë profil të hapur aty dhe konsiderohet i ndaluar për ata që janë nën moshën 18 vjeçare.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë se policia përdor mediat si burim informacioni për të gjitha rastet kur konsideron se në një pamje ose një incizim personat e caktuar kanë rënë ndesh me ligjin ose kanë bërë një veprim të kundërligjshëm. Megjithatë, kur është pyetur për këtë klip, ai nuk ka pohuar as mohuar se policia është duke hetuar këtë rast.“Sa i përket specifikisht për rastin nuk mund të flasim për shkak se momentalisht ne si zyre nuk kemi informacione nëse ka hetime ose nuk ka hetime”, ka thënë Sadriu për Kosovapress.“High” është xhiruar në Lazarat dhe në Tiranë nga “Max Production”.
Për të paktën një javë ajo luftoi fort për të qëndruar në jetë, por e pati të pamundur për shkak se goditjet që kishte marrë në trup nga i ati ishin brutale.
Bebja Neha Afreen vdiq pas një ataku kardiak në spitalin e Bangalores, në Indi, të mërkurën në mëngjes.
Nëna e vajzës tre muajshe e kishte çuar të bijën më 5 prill në mbrëmje në spital, me plagë të rënda në kokë, qafë të thyer dhe shënja djegieje në trup. Babai i saj Umar Farooq, i cili merret me lyerjen e makinave akuzohet se i ka shkaktuar dhunë deri në vdekje vajzës së tij, vetëm se në vend të saj donte të kishte djalë.
Pavarësisht se Afreen shfaqi shenja përmirësimi të martën, gjendja e saj u përkeqësua pasi ajo pësoi konvulsione.
Mjekët thonë se foshnja e kishte të pamundur që të qëndronte në jetë. Ndërkohë që në spital pritej të vinte një ekip doktorësh nga Instituti Kombëtar për Shkencat e Shëndetit Mendor, për shkak se Afreen kishte plage të rënda në kokë dhe kërkonte një kujdes të specializuar, vajza 3-muajshe nuk arriti dot të mbijetonte.
Nëna e vajzës, Reshma rrëfeu se i shoqi i saj i alkoolizuar 37-vjeçar e kishte rrahur sistematikisht që ditën e lindi vajzën. Të enjten e shkuar ai u kthye i dehur në shtëpi dhe abuzoi sërish me gruan për shkak se ajo nuk i kishte sjellë në jetë djalin e dëshiruar.
Kur Reshma ra për të fjetur, burri i saj Farooq akuzohet se i ka futur një rrobë në gojën e Afreen për t’i ndaluar të qarat dhe më pas e ka qëlluar me një objekt të fortë me majë.
Reshma u zgjua në mesnatë dhe pa që foshnja kishte konvulsione. E informoi menjëherë burrin e saj, i cili u duk i painteresuar për këtë. Kur bebja nisi të vjellë gjak Farooq iku. Me ndihmën e fqinjëve, Reshma e çoi në spital foshnjën. Ajo tregoi se Farooq e kishte keqtrajtuar edhe dy herë të tjera vajzën, por ajo si nënë kishte heshtur duke dashur që të shpëtonte martesën. Herën e parë ai e kishte rrahur fëmijën, kurse herën e dytë, Reshma kishte gjetur shenja të djegies nga cigarja në ballë dhe mbrapa kokës.
Reshma fillimisht kishte patur frikë të kontaktonte me policinë, por autoritetet i kërkuan asaj që të ngrinte padi ndaj të shoqit.Farooq është arrestuar dhe ndodhet në arrest deri më 21 prill, ku do t’i duhet të ballafaqohet me drejtësinë me akuzën e vrasjes. Vdekja e kësaj foshnjeje dhe rrethanat, në të cilën u zhvilluan ngjarjet kanë tronditur mbarë shoqërinë vendase dhe të huaj.
SHKUP- Vajzat shqiptare nga zonat veriore të Shqipërisë vazhdojnë martesat me beqarët e moshuar maqedonas në rajonet periferike dhe malore të Maqedonisë. Kjo dukuri vitetet e fundit është rritur shumë, ndërsa në procesin e realizimit të lidhjeve ekzistojnë edhe fakte për cënim të lirisë së vajzës shqiptare në mënyrë të dhunshme, duke e shitur atë si skllave në Maqedoni. Vajza nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë detyrohen të martohen me të huaj pasi ekziston ende mentalitet patriarkal në familjet e tyre se vajza pasi të mbushë moshën duhet të martohet.
Nuk ka fshat në Pellagoni duke u nisur nga fshati më veriperëndimorë i Manastirit e deri në fshatrat malore të Velesit që të paktën mos ketë të martuar 2 nuse nga Shqipëria, kështu që numri i tyre sillet nga 300 deri në 500 vajza që janë martuar për “beqarë të vjetër” maqedonas të këtyre zonave.
Një viktimë e kësaj tragjedie është edhe 25-vjeçarja nga zona Mirditës, e cila rrëfen ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA pa zbuluar identitetin e saj përjetimin e dhimbshëm dhe martesën e kobshme për një të moshuar maqedonas në zonën e Prilepit.
“Nuk dua të flas për një përjetim të tillë të zi që më ka ndodhur. Më ka shitur familja për 3 mijë euro, sepse i ngela në shtëpi. Punën e kryejnë sekserët sidomos nga Shkodra që merren me biznesin e tillë. Jam e martuar në një fshat periferik maqedonas për një burrë të 50-tave sllavomaqedonas. Jam me fat të zi dhe nuk dij çfarë të bëj. Jam e maltretuar vazhdimisht dhe më shahet nëna shqiptare në çdo cep. S`kam ç`të bëj dhe dua të përcjellë një porosi se shumë vajza shqiptare po përjetojnë të njëjtin fat”, – rrëfen 25-vjeçarja.
Ajo apelon që shteti shqiptar të ndalojë këtë dukuri të ‘përdorimit’ të femrës shqiptare, sepse sipas saj, bëhet fjalë për krim të organizuar dhe cënim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.
Aokigahara ndodhet në Monte Fuji, rreth 100 km larg Tokios, në Japoni. Në dukje është një pyll i zakonshëm dhe i bukur, por ngjarjet që janë zbuluar atje e kanë shndërruar në pyllin e horroreve, pasi pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë vizituar nuk janë kthyer më.Në vitin 2002, mes pyjeve të dendura u gjetën 78 trupa të pajetë, dhe çdo vit autoritetet arrijnë të zbulojnë në të mbi 100 trupa kryesisht të vetëvarur.Sipas policisë, këto shifra nuk janë reale, pasi ekziston edhe mundësia që shumë trupa të jenë kthyer në ushqim për shpendët, apo kafshët e egra të zonës.Sot në hyrje të këtij pylli janë vendosur shkrime të mëdha, ku thuhet: “Jeta jote është një dhuratë e shenjtë e prindërve. Të lutem konsultohu më parë me policinë përpara se të vendosësh.”Reporteri japonez Rob Gilhooly realizoi një reportazh të veçantë për “pyllin e vetëvrasjeve”, ku shkruan: “Është një vend misterioz me një bukuri të rrallë, por i lidhur ngushtë me demonët e mitologjisë japoneze. Kërkova një vend plot jetë, por gjeta vdekje kudo. Kufoma e parë që pashë më shokoi”.Sipas tij, legjenda e pyllit Aokigahara, si vendi perfekt për të vdekur, daton në vitin 1960, në tregimin e Matsumoto Seichou, “Nami no Tou”.Historia flet për aventurat e një çifti të dashuruarish, Yoriko dhe Onogi. Dashuria e tyre ishte e ndaluar dhe ata vendosën të vdisnin bashkë në pyllin Aokigahara. Yoriko nuk mundi ta imagjinonte vdekjen e të dashurit dhe vendosi të sakrifikohej për të dy duke u varur në zemër të pyllit.
Një arsimtar 48 vjeçar në një shkollë të mesme të Avellinos në Itali është arrestuar pasi akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një nxënëse të tijën në moshë të mitur.
Urdhri për arrestimin e mësuesit u dha nga prokuroria lokale, transmeton noa.al. Është bërë e ditur se arsimtari kishte një lidhje sentimentale me nxënësen e tij 16 vjecare.
Të dy kanë kryer marrëdhënie intime dhe diçka e tillë bëri të mundur dhe arrestimin e mësuesit, pasi u akuzua për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur, vepër penale që dënohet deri shtatë vjet burgim jo vetëm në Itali por edhe këtu në Shqipëri.
Hetimet në lidhje me këtë çështje filluan që nga mesi i muajit mars dhe duhet thënë se një ndihmë të madhe dhanë përgjimet telefonike mes pedofilit dhe vajzës që duhet ta edukonte.
Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 180 kilogramë hashash, e cila po transportohej drejt Greqisë. Operacioni i forcave të rendit është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Peshkëpi e Sipërme, raporton korrespodenti i noa.al në Gjirokastër.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në zonë e fshatit Peshkëpi po kryhej transporti i një sasie droge, forcat e rendit janë vënë në lëvizje për arrestimin e trafikantëve. Pasi kanë parë forcat e policisë të afrohen, tre persona që kanë qenë duke transportuar drogën e kanë lënë atë dhe janë larguar me shpejtësi drejt pyllit.
Policia ka sekuestruar tre çanta me nga 60 kilogramë drogë. Ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë ditës së djeshme policia e Gjirokastrës organizoi dhe një operacion, ku në pranga përfundoi një shtetas grek, i cili kishte blerë drogën në Lazarat dhe po e transportonte drejt Greqisë.
Përkundër optimizmit të përzgjedhësit të ri kombëtares shqiptare në futboll, Di Biasi, skuadra të cilën ai e përzgjedhë ka rënë për katër vende në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, të publikuar të mërkurën. Në muajin e kaluar Shqipëria ishte renditur e 80-ta, ndërkaq që në renditjen e përgjithshme të muajit mars ka pasur ndryshime edhe në mesin e dhjetë skuadrave më të mira. Derisa kampioni aktual evropian dhe botërorë, Spanja ruan pozitën e parë me 1442 pikë, Holanda që i kishte përcjellë në vazhdimësi spanjollët tani ka zbritur për dy pozita. Tulipanët tani kanë grumbulluar 1207 pikë, që e klasifikojnë atë në pozitën e katërt. Holanda ishte në pozitën e dytë prej mbarimit ët Kampionatit Botërorë, kur ishte edhe finalistë i evenimentit. Në pozitën e dytë tani kaluan gjermanët, por larg Spanjës me pikë, pasi kanë 97 pikë më pak (1345). Në pozitën e tretë gjendet, Uruguai që befason të gjitha përfaqësueset e Amerikës Jugore, duke dalur para Brazilit e Argjentinës. Uruguai në këtë pozitë gjendet me 1309 pikë. Ndërkaq në dhjetëshe gjenden edhe Portugalia përfitoi dy vende(1090), Brazili (1665) dhe Anglia 1132, që kanë pësuar për një pozitë ndërkaq Kroacia (1114) ka përfituar për dy pozita duke hyrë në mesin e dhjet më të mirave, derisa Danimarka e pason me 1066 pikë. Kombëtarja e Argjentinës mbeti jashtë Top 10-tëshit, ndërkaq Zvicra për të cilën luajnë një mori futbollistësh shqiptar gjendet në pozitën e muajit të kaluar, të 18-ten./bs
Kur flasim për iPhone dhe për produkte të tjera nga Apple dihet se kush është numër një dhe pikë, është faqja iPhone-SHQ dhe stafi i saj që po punojnë shumë që iPhone të jetë sadopak shqiptarë dhe të dijë edhe ai gjuhën tonë të bukur. Po pra djemat e iPhone-SHQ kanë punuar shumë dhe tani kanë një befasi për ju përdorues të iPhone. Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në versionin Beta. iPhone-SHQ kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe. Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera rregulluese për iPhonen tuaj. Vizitoni iPhone-shq.com për ta mësuar iPhonein tuaj të flasë shqipë.
Me sa duket, prodhuesi i mirënjohur i pajisjeve elektronike LG po përgatitet të lansojë një model të ri të telefonit Android, me të cilin kompania synon ta “vrasë” modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy SIII, i cili gjithashtu pritet të paraqitet në treg gjatë muajit maj. Modeli i ri i telefonit LG do të quhet LG D1L, ndërsa i njëjti pritet të vijë në treg me një ekran HD të ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, 1280×720 piksel, me procesor dual core 1.5GHz Krait, plus Adreno 225 GPU. LG D1L do të vijë edhe me rrjetet 3G dhe LTE, ndërsa telefoni me Android 4.0 pritet të prezantohet në publik gjatë muajit maj.
Arrestohet në Korçë një i dyshuar për vrasjen e policit të burgjeve Ymer Hajdari. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 38-vjeçari Beqir Xheçuka nga Mamurrasi i cili dyshohet se është në nga vrasësit e policit të burgut 313 në Tiranë. Sipas informacioneve Xheçuka u arrestua nga policia kufitare e Kapshticës në mesnatë në kufirin e gjelbërt teksa së bashku me 6 klandestinë po përpiqte të kalonte ilegalisht drejt Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës pranë Unazës së Re në Tiranë ku oficeri i burgut 313, Ymer Hajdari, u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij. Viktima ka qenë duke dalë me makinë nga rrugica ku banonte për në rrugën kryesore kur e kanë qëlluar me armë zjarri. Sipas policisë vrasja e oficerit të burgut dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje.
Ndriçim Sadushi, njëri prej anëtarëve të bandës së Tan Kateshit në Elbasan është arrestuar mbrëmë vonë në Britani. Sadushi rezultonte në listën e 14 personave më të kërkuar nga Scotland Yard, policia britanike dhe prej më shumë se një dekade kishte arritur ti shpëtonte arrestimit, duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false. 41 vjeçari ishte dhe një ndër më të kërkuarit edhe në Europë e Shqipëri ARRESTIMI Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes. Një zëdhënës i Scotland Yard tha se Sadushi, 41 vjeç ishte arrestuar nga departamenti i ekstradimit në zonën Southgate në veri të Londrës të martën në mbrëmje. “Sadushi u arrestua jashtë shtëpisë së tij” deklaroi zëdhënësi, duke iu referuar një banese në London Borough of Enfield. ARRATIA NJE DEKADE E SADUSHIT Sipas Agjencisë së kufirit në Britaninë e Madhe Sadushi besohet se kishte hyrë në Britani në mënyrë ilegale në vitin 2000 dhe nuk ishte regjistruar për azil. Ai përfshihej në listën e 14 personave më të kërkuar në Britani për vrasje, grabitje. Scotland Yard e dinte se Sadushi fshihej mes Londrës dhe Merseyside, por përpjekjet për ta gjetur nuk kishin arritur rezultat deri mbrëmjen e djeshme. Ai kishte arritur ti shpëtonte duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false. 41 vjeçari përdorte të paktën gjashtë emra të rremë gjatë qëndrimit të tij që në Angli, që nga koha e arratisjes nga Shqipëria ku është dënuar me burg për jetë për të paktën 3 vrasje. Sadushi ishte shpallur në kërkim në 190 vende.
Kryeqyteti tronditet që në orët e para të mëngjesit, pas një vrasje me armë zjarri tek ‘Unaza e Re’. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa viktima është oficeri roje në burgun 313, Ymer Hajdari. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e tyre të para mësohet se vrasja mund të ketë ndodhur për një hasmëri, që viktima ka pasur në Burrel. Një vit më parë nipi i tij nga Mamurrasi, ka vrarë një person nga Burreli, vrasje për të cilën vuan dënimin në burgun e Lezhës. Për policinë kjo mbetet pista kryesore e hetimit, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes për shkak të detyrës. Policia deklaron gjithashtu se, oficeri Hajdari është qëlluar me tre plumba pistolete në makinën e tij ‘SEAT’, AA 762 AD, në afërsi të banesës. Megjithatë, blutë e kryeqytetit do vazhdojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje nga vrasja dhe mbi autorët e mundshëm të saj. Ndërkohë që mjeti i tij po i nënshtrohet ekspertizës.
Nxënësi trim i klasës së shtatë thotë të ketë reaguar instinktivisht kur kërceu dhe e ndaloi autobusin e shkollës pasi që shoferit i ra të fikët. Jeremy Vujçik (13 vjeçar) ishte nisur për në shkollë me autobus bashkë me 15 nxënës të tjerët në Miltone, në shtetin Washington tek kuptoi se diçka e keq po ndodhte. Vozitësi dukej jo i rëndomë. Sytë i ishin mavijosur, ishte ulur i shkujdesur në karrige e duart kot i lëvizte nëpër shtat. Kur autobusi nis të lëvizte nxërë kthesë, kërceva në timon, e ktheva në anën e djathtë dhe nxora çelësat. Me këtë veprim mendohet të jetë evituar një aksident me pasja në njerëz.
Francesco Lentini ishte fëmija e dymbëdhjetë e një familjeje me shumë fëmijë në Itali.
Lindi më 1889 dhe që nga momenti i parë që erdhi në jetë, dallonte nga të tjerët, pasi lindi me 3 këmbë dhe me organe gjenitale të dyfishta.
Prindërit nuk pranuan ta njihnin dhe të kujdeseshin për këtë foshnje të veçantë. Fillimisht përgjegjësinë e mori tezja e tij, por më pas ajo e braktisi në një qendër për persona me aftësi të kufizuara.Francesco, edhe pse dallonte nga të tjerët, me kalimin e kohës arriti të fitonte vetëbesim dhe pas shumë përpjekjesh, mësoi të ecte me ndihmën e një skate dhe të një litari.
Në moshën 8-vjeçare vendosi të provonte fatin në SHBA, ku filloi punë një cirkun “Ringling Brother” me pseudonimin “The Great Lentini”.
Ai u martua me Theresa Murray, me të cilën jetoi një jetë të lumtur dhe kishin 4 fëmijë.
Francesco Lentini vdiq në Xhaksonvil të Floridas më 22 shtator 1966, në moshën 77-vjeçare.
Besimtarët do të kremtojnë në mesnatë Festën e Pashkëve. Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkv Mitropolit i Tiranës dhe Durrësit, si edhe Pastor Fitor Muça, president i Vëllazërise Ungjillore të Shqipërisë kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit.”Duke kumtuar lajmin e mirë të ringjalljes së Krishtit, Kisha i tregon njerëzimit se pushteti i vetëm që mund ta çlirojë është pushteti dashurisë dhe rruga e dashurisë që kalon përmes kryqit të vetëmohimit. Duke kundruar të ringjallurin e gjetshim gjithnjë forcën për të përballuar kryqin tonë duke qëndruar në të vërtetën. Qofshin këto Pashkë ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë dhe burim shprese për të gjithë njerëzit! Për shumë vjet Pashkët! Gëzuar!”, ishte urimi i Imzot Rrok Mirditës.”Krishti i kryqëzuar mbetet apeli i përjetshëm, se dashuria e vërtetë bazohet në dhënie. Perëndia dha vetveten për ne, ndaj dhënia e vetvetes për të tjerët duhet të jetë refreni i cdo dite, që nga politikani më i lartë, deri të qytetari më i thjeshtë dhe në këtë proces vetëflijimi, shoqëria në të cilën ne jetojmë, mund të bëhet më e mirë. Kur ditët janë të vështira dhe gjithcka përreth duket e errët, kujtoni Pashkën si domethënie lirie. Kur shpresat brenda jush duken të venitura, kujtoni ringjalljen”, tha Pastor Fitor Muça./TCH
Një mjekim në gjendje që të shkatërrojë një molekulë që gjendet në 90% të tumoreve është testuar për herë të parë me rezultate shumë shpresëdhënëse mbi njerëzit, u bë e njohur të hënën. Rezultatet paraprake, të fokusuara mbi leuçeminë, të njohur në mënyrë popullore si kanceri në gjak, treguan se pas marrjes së vaksinës, personat e paprekur tregojnë një rritje të imunitetit ndaj sëmundjes vdekjeprurëse. Tre nga shtatë pacientët e prekur nga leuçemia u shëruan plotësisht ndërsa në katër të tjerët, sëmundja tregoi shenja të qarta ngadalësimi, pasi iu nënshtrua një trajtimi lehtësisht të ndryshëm. Vaksina synon të formojë në trupin e njeriut antitrupa në gjendje që të shkatërrojnë që në fillim qelizat kancerogjene, ndërsa trajtimi pas prekjes fokusohet tek molekula e konsideruar si një “hallkë e dobët” në strukturën e sëmundjes përgjegjëse për numrin më të madh të vdekjeve në botë, pas aksidenteve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas kërkuesve, trajtimi mund të jetë veçanërisht i efektshëm në tumoret e gjirit, prostatit, pankreasit dhe në disa lloje të ndryshme kancerash. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina, e cila quhet “ImMucin”, mund të hidhet në treg duke nisur nga viti 2020. Ajo është duke u zhvilluar nga kompania “Vaxil Biotheraputics”, në bashkëpunim me Universitetin e Tel Avivit, në Izrael.
Kronika e zezë e ditëve të fundit është mbushur plot e përplot me vjedhje, plaçkitje me dhunë dhe grabitje të armatosura. Në të gjithë vendin. Dhe sidomos në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha. Duke u shndërruar kështu në një shans për klimë pasigurie për shqiptarët.
Por ndërsa rastet sa vijnë dhe shtohen duke shkaktuar shpesh të vrarë dhe të plagosur, duket se puna parandaluese e policisë është në nivele të ulëta.
Edhe këtë fundjavë dhe sot në ditën e parë të javës, veprat penale të vjedhjes apo grabitjes ishin sërish të dendura, duke treguar mirëfilli një mungesë frike nga ana e kriminelëve ndaj rendit dhe shtetit.
Për më tepër, frika ka ikur edhe nga femrat. Një 20 vjeçare në rrethin Pogradec, ka grabitur me dhunë duke plagosur, një grua të moshuar.
Ngjarja ka për protagoniste O.M., 20 vjeçe, banuese në fshatin Memelisht-Pogradec. Dje rreth ores 18.00 ajo ka shkuar në banesën e një gruaje 81 vjeçare në fshatin Memelisht ku që të dyja banojnë dhe duke përdorur dhune ka tentuar t’i vjedhë një unazë dhe një byzylyk floriri.
Policia vendore duke konfirmuar për noa.al ngjarjen, tha se tashmë “e dëmtuara është jashtë rrezikut per jeten, ndersa autorja eshte shpallur ne kerkim policor. Vepra penale “Vjedhje me dhune e mbetur ne tentative” u fu në një dosje hetimore, materialet e së cilës do t’i kalojne Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime te mëtejshme.
Zakonisht kur banoret e “Big Brother” shnderrohen ne personazhe, njerezit fillojne e kerkojne ngjashmeri fizike me ta. Ne rastin e Gertes, banores me te re te shtepise, ka ndodhur perafersisht e njejta gje… Ne kemi zbuluar se vajza adhuron kengetaren e njohur Elvana Gjata dhe kerkon deshperimisht t’i ngjaje asaj. Per te arritur kete, Gerta ka bere disa nderhyrje kirurgjikale ne menyre qe t’i afrohet sa me shume pamjes dhe fizikut te Elvanes.
Nuk eshte shume e veshtire te kuptohet kjo, sepse vajza edhe look- un apo grimin e ben njesoj si kengetarja edhe gjate qendrimit te saj ne shtepi. Problemi eshte se nese Gerta arrin te behet personazh, fansat e saj do kopjojne Gerten, per t’i ngjare Elvanes.
Klipi “afër dhe larg” i këngëtares Elvana Gjata është nominuar si një ndër 5 videoklipet më të mira të Ballkanit, për vitin 2011Klipi “afër dhe larg” i këngëtares Elvana Gjata është nominuar si një ndër 5 videoklipet më të mira të Ballkanit, për vitin 2011, njofton Ballkanweb. Për herë të parë një këngëtare shqiptare do të konkurrojë me emrat më të njohur në Ballkan. Lajmin e ka bërë të ditur vet producenti i këngës, Flori Mumajesi në statusin e tij në Facebook. E duhet thënë se Elvana konkurron mes emrave të njohur të muzikës pop. Mjafton të përmendim “1.000.000 Alexandra Stan feat. Carlprit, e cila verën e kaluar pushtoi të gjithë diskotekat e Evropës për të kuptuar sesa i rëndësishëm është ky nominim. Krahas “Afër dhe Larg” Elvana Gjata, janë nominuar edhe Grad Bez, Ljudi Severina, Metak SaPosvetom, Lepa Brena, Fly to stay alive, Slaveya Nedelcheva Manga”, shton në statusin e tij Flori. Videoklipi “Afër dhe Larg”, është realizuar verën e kaluar në ishullin San Torini në Greqi. Kënga u mirëprit dhe u pëlqye shumë nga publiku shqiptar.
Portieri i Novaras dhe kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses operacionin në dorën e dëmtuar. "E di mirë, që për mua ka përfunduar sezoni. Më vjen keq, do të kisha dashur që t'i jepja një dorë shokëve të skuadrës për ndeshjet e fundit, por ky sezon shkoi kështu.
Më parë ai dëmtim i rëndë, tani kjo frakturë në dorë. Jam operuar, por nuk dorëzohem. Do të kem gjithë kohën që duhet për t'u riaftësuar sa më mirë dhe për të rifilluar". Këto janë fjalët e Samir Ujkanit, portierit të përfaqësueses shqiptare, i cili sheh me optimizëm të ardhmen e tij. Dje, lojtari i është nënshtruar një operacioni në dorën e djathtë, që dëmtoi në sfidën e Novarës kundër Romës. Operacioni, sipas mjekëve ka qenë "plotësisht i suksesshëm". Lojtari tregon bisedën me atë që i shkaktoi dëmtimin, sulmuesin Osvaldo, i cili ndërhyri ndaj tij kur portieri shqiptar e kishte topin në duar. "Më tha se, synonte të mbërrinte para meje për të më kaluar topin sipër. Sigurisht, që nuk e ka bërë me dashje, por ishte një ndërhyrje e rrezikshme. E tregojnë edhe pasojat që po vuaj unë tani. Por, erdhi dhe më kërkoi falje dhe është interesuar vazhdimisht për situatën time", ka treguar Ujkani, duke lënë të kuptohet se e ka kaluar këtë episod të vështirë. Lojtari është në bashkëpronësi mes Novarës dhe Palermos, ndërsa pas konsultimit të mjekëve të të dy klubeve, është vendosur për operimin e tij. "Jam i qetë, pasi e kam ndarë mendjen, do të duhen të paktën dy muaj mes shërimit dhe riaftësimit. Do të mundohem të qëndroj në formë fizike ashtu siç bëra për dëmtimin në nofull, por për një portier, duart janë shumë të rëndësishme. Do të rri përkrah shokëve deri në fundin e sezonit, pasi dua të jap kontributin tim, qoftë edhe moralisht. Nuk ka qenë sezoni im më i mirë për shumë arsye. E di që mund dhe duhet të bëj më shumë, por tani do të mendoj vetëm të shërohem sa më parë", ishin fjalët e portierit që pritet t'i mungojë përfaqësueses kuqezi të paktën deri në miqësoren e muajit gusht ndaj Moldavisë.
Mësuese, njerku do të më largojë nga sh kolla. Ai më kërcënon, vetëm se kundërshtoj të bëj seks me të”. E terrorizuar, një 14-vjeçare nga fshati Bilçë i rrethit të Beratit, i ka besuar sekretin e saj të tmerrshëm mësueses kujdestare. Për afro një vit minorenia me inicialet J.H., nxënëse në klasën e tetë kishte përjetuar ferrin, por pa mundur të denoncojë bashkëshortin e nënës së saj. Ndonëse kjo e fundit e dinte se i shoqi abuzonte seksualisht me të bijën, ka preferuar të heshtë. Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit. Pas denoncimit të mësueses, drejtoreshës së shkollës si dhe vetë vajzës, blutë kanë vënë në pranga Vladimir Harshiun. 52-vjeçari akuzohet për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura”, si dhe “kryerje të veprave të turpshme”.
Ajo për shumë kohë peshonte më pak se 20 kilogram. 26 vjeçarja Harriet Smith nga Norfolk, ka vuajtur nga anoreksia dhe disa vite më parë kishte kapur një peshë trupore vetëm 19 kilogram duke mbërritur kështu pranë vdekjes, por më në fund fitoi mbi sëmundjen dhe iu rikthye sërish jetës normale.26 vjeçarja ka “luftuar” me anoreksinë e saj për 12 vjet. Me ndihmën e familjes, arriti ta kalojë këtë problem dhe tani peshon rreth 60 kg.
Harriet po përgatitet për të marrë pjesë në maratonën e Londrës. Gjithashtu ajo është duke krijuar një organizatë me qëllim për të ndihmuar nën shembullin e saj të gjithë ata njerëz që vuajnë nga anoreksia.
“Tani ndihem më e plotë se kurrë. Shpresoj që historia ime të frymëzojë shumë njerëz që kanë anoreksi. Kjo do kohë, por ata mund të shërohen”.
Anoreksia tek Harriet filloi që në moshën 14-vjeçare. Brenda një kohe të shkurtër ajo humbi 25 kg dhe iu paraqitën shumë probleme shëndetësore. Ajo tregon se kur shkoi në një klinikë të veçantë për këtë sëmundje, mjeku i tha familjes se vdekja e vajzës ishte vetëm disa javë larg.
“Unë jam shëruar 99%. Ka vetëm një përqindje shumë të vogël të anoreksisë në kokën time. Kam akoma për të fituar disa beteja brenda meje”, shtoi ajo.
Banorët planifikojnë që t’i bëjnë një lojë Françeskës dhe më pas një surprizë për ditëlindjen e nënës së saj. Ndërkohë që ajo ndodhet në dhomën e rrëfimit, banorët në dhomën e ndenjes bisedojnë qetësisht dhe sapo Françeska del ata fillojnë të bërtasin me ë të lartë duke folur kundër saj. Genta thotë “nga çdo njeri e prisja, vetëm nga Françeska jo” dhe të tjerët bërtasin duke folur në një zë dhe asnjëri prej tyre nuk thotë diçka konkrete kundër saj.
Fillimisht Françeska vrenjtet dhe më pas u thotë “Po ju kaq budallenj jeni saqë mendoni se unë s’po e kuptoj që po bëni kot”, por Banorët e vazhdojnë lojën e tyre edhe për disa minuta. Françeska e kupton që reagimi i banorëve është thjesht një lojë, por nuk po kupton se për çfarë po e bëjnë banorët këtë.
Pas disa minutash të gjithë banorët fillojnë të këndojnë njëzëri “shumë urime për ty” dhe Ermali i çon Françeskës një tortë përpara. Sot është ditëlindja e nënës së saj dhe ajo shpesh e ka shprehur se do të donte të festonte bashkë me të pasi edhe ditëlindja e të atit ishte në një moment kur ajo ndodhej në BB dhe Françeska është shprehur se i ka ardhur keq që nuk mori asnjë surprizë për ditëlindjen e të atit.
Tiranë, 5 prill 2012, NOA – Flakët e zjarrit kanë përfshirë paraditen e të enjtes një apartament në një pallat pranë Rrugës së Durrësit në kryeqytet, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Policia e Tiranës bën me dije se zjarri ra në apartamentin e një pallati që ndodhet pranë bustit të Adem Jasharit tek Rruga e Durrësit.
Sipas Policisë së Tiranës nga flakët e zjarrit nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësit arritën ta shuajnë shpejt duke shmangur përhapjen e zjarrit në pallat.
Policia e Tiranës dyshon se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në rrjet.
Nje djale i ri shkonte per peshk po kishte 4 dite qe skapte gje. Nje xhaje aty afer vetem kapte. Vazhdoi keshtu per nje jave dhe i riu vendosi ti zere vendin xhajes qe te kapte nje peshk. Prape skapi asgje dhe vendosi te pyste xhajen.. - O xhaje po si ja ben qe ze kaq shume peshk? - Po ja kur zgjohem n.q.s k**i me anon majtas dal majtas liqenit kur eshte djathtas dal djathtas. - Po si tja bej une o xhaje qe me rri drejt? - Ti rrinte xhajes drejte nuk do gjunte per peshk por per pi..
Rethimno, 4 prill 2012 NOA/R.Bulku – Një vajzë në moshën 13 vjeçare ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje nga nëna e saj 36 vjeçare, në Rethimno të Greqisë, informon korrespondenti i noa.al.
Andoni Papadhomanolaki, ekspert mjeko-ligjor i spitalit të Kretës, tha se 36 vjeçarja e kishte mbytur me duar vajzën e vet adoleshente derisa i kishte marrë jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08.30 me orën greke, në shtëpinë e familjes që u përfshi në këtë krim fatal. Policia tha se ishte i ati i vogëlushes i cili kur erdhi në shtëpinë e tyre në rrugën Hanion në Kumbe, gjeti në dysheme të shtrirë vajzën e tij dhe të shoqen në gjendje të fikëti, e tëra në gjak.
Në banesë gjendej edhe fëmija tjetër i tyre, një djalë katërvjeçar.
Gruaja u dërgua në spitalin e Rethimnos, ku mjekët thonë se ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka tentuar të vetëflijohet duke futur në fyt një thikë. Policia sekuestroi si provë dhe thikën me të cilën u krye vetëvrasja.
Hetimet e para pas marrjes në pyetje të bashkëshortit, flasin për një krim të ardhur nga problemet psikologjike me të cilat përballej kohët e fundit emigrantja 36 vjeçare.
Policia beson se 36-vjecarja nuk ka dashur t'i marrë jetën të bijës sepse kur ka parë se e kishte mbytur, në gjendje shoku, ka rrëmbyer një thikë dhe me të ka dashur t'i japë fund jetës së saj.
Martohet nje burre dhe nuk dinte ca te bente naten e pare, mer ne telefon nje shok i tho ca te bej, i thot shoku fute organin me te gjate qe ke aty ku ben shurren gruaja, mbas gjys ore mer gruaja ne telefon kete shokun dhe i thot ca i ke thene burrit, po pse i thote ai? Se ai ka futur kemen ne vrim te sifonit dhe nuk e nxjer dot.
Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit. I jep doren, te merr krahun. Shtati pyll e menja fyll. Shih me sy e plas me zemër. Ajo po kerkonte gjilperen ne kashte. Ai s’e ha sapunin per djathe. Na e beri gjakun uje. Shtri kembet sa ke jorganin. Nuk ka pyll pa derra. Nuk calon gomari nga veshet. Flet si kodra mbas bregut. Ata kane gjetur tenxherja kapakun. E ben punen shkel e shko. Ja beri 8 me 2. E priten me kembet e para. Ja futi te dy kembet ne nje kepuce. Te na rrofsh sa malet! E hengra me sy. Ika nga syte kembet. E pac doren e lehte. E kam pergjgjen ne maje te gjuhes. Ta bej kurrizin me te bute se barkun. Mu hiq sysh se po me hane duart. Mu bo koka daulle. Tu thafte dora. Me një gure vret dy zogj. Të merr gjak në vetull. Ti je ku rafsha, mos u vrafsha. Merre me lëng, se mishi u mbarua. Kur ben dasem fukarai, i cahet daullja. Ma bie gjithnjë në majë të hundes. Ti dashke të nxjerrësh dhjamë nga pleshti. Qeni qe leh, nuk te kafshon. Ajo është që ta pish në kupë. Ecen si pula pa krye. Foli si e ema e Zeqos maje te Thanes. Bjeri pragut te degjoje dera. U beme si kembet e dhise. U zune per 5 pare spec. Peme pa kokrra. Më bën trupi miza-miza. Kush ja hap gropen shokut shoku bie brenda. Gure gure behet kalaja. E ndoqi kemba-kembes. E humbi si xhaferri simiten. Mu be koka tym. I bera syte kater. E zune me presh ne dore. Dhi e zgjebosur, bishtin perpjete. I hedh gjerat si lopa bajgat. Me ka ardhur ne maje te hundes.
Ku ka tym,ka edhe zjarr. - Hekuri lakohet sa eshte i nxehte. - Gur gur behet mur. - Shkaut nuk i besohet as kur eshte i vdekur. - Fshati qe duket nuk do kallauz. - Kembet e shpejta faqja e bardhe. - Moti i mire duket qe ne mengjes. - Kush nuk ka koke ka kembe. - I duruari i fituari. - Punen e sotme mos e ler per neser. - Mendja e madhe e keqja e te zott. - Mos i shih gunen po punen. - Shqiptari kur jep fjalen ther djalen. - Pika pika mbushet pusi. - M’ka djeg tamli e i fryej Kosit. - Dita e mire shihet ne mengjes. - Korbi korbit syte s’ja nxjerr. - Ma mire nje zog n’grusht se njiqind n’hava. - Gjarprin godite ne koke. - Mos e nguc grajzin me krane se gjen t’zezen tande. - Muri ka vesh e gardhi ka sy. - Nata s’ka ispat (deshmitar). - Lira e vogel por me vlere. - Goja kapak ,trupi rahat. - Qeni dhe shkau nuk kan bese. - Qejf per njeri e tym per shpije. - Sa pata qura e qurana ,pata miq pata jarana. - Ara e zeze por buka e bardhe. - Bira e minit treqind grosh. - Pa hanger huder nuk t’vie era. - Ku ka ze s’eshte pa as gje. - Delja qe ndahet prej bylyku e han ujku. - E din luga cka ka vekshi. - Ku thone se ka dredhza shume, merre shporten e vogel. - Udhes se rrehne ,e grues se krehne mos ju ndaj. - Mos e vet se t’kallxon vet. - Serrem me fol,e dukat me hesht. - Kush lufton e fiton. - Tri here mendo nje here vepro. - Qeni qe leh nuk te kafshon. - Kush qeshe veshe. - Jeto per te punuar puno per te jetuar. - Miku eshte mik e jo armik. - Mos ia mendo kujt te keqen se e gjen vet te zezen. - Mendo sot te kesh per neser. - Ku prek plaku del gjaku. - Mos e qesh kojshin kur e ke te bine. - Mos fol pa te pyetur kush. - E drejta del ne shesh. - Mos ti ankohet fatit ai qe bjer rastin. - Peri i ngateruar nuk zgjidhet me nguti. - Sa ka njerez aq ka edhe rruge. - Mendimet e larta gjinden ne fjale te shkurtera. - Sa jeton aq meson. - Mos e kqyr doken po kqyrja koken. - Miku i mire shihet ne dite te veshtira. - Trimi nuk ik nga lufta,frikacaku ik prej nje krisme. - Fshehtesia e bukurise eshte Modestia. - Mos iu mbeshtet te nesermes,ku mund te dish se cka do te lind nata. - I menquri nuk i thote te birit mos gabo por,gabo sa me pak. - Ty u rrite ty u qorodite. - Tri gjera nuk kthehen mbrapa:fjala e thene,shigjeta e leshuar, koha e kaluar. - Vdekja eshte i vetmi vend ku nuk ka ikje. - Edhe muri ka vesh. - Guri rende peshon n’vend te vet. - Buke e kryp ne vatren tane. - Pasaniku koprac i ngjane miut qe flen ne tas te dukatit. - Fjala e mire i qel dyert e hekurit. - Mos ia bo askujt ate cka nuk don ty me ta bo. - Nese don qe te mos ndegjohet fjala qe do ta thuash mos e thuaj. - Goja e don te emblen,zemra e don te miren, mendja e don te mencuren. - Rrena i ka komte e shkurta. - Mos e ngofsh Nanen ngoe njerken. - Ne dac lyp, ne dac lep pa punue kush s’te jep. - Lumi fle, armiku s’fle. - Per nje gozhde shkon patkoi, per patkuan shkon edhe kali. - Kush punon, nuk mbetet unte. - Nuk u lodhe sot, do te mundohesh mot. - Bie nje gur dhe shkoq nje mur. - Nje budalle e gjuan nje gur e njeqind te menqur smund ta hjekin. - E ben bujku aren, s’e ben ara bujkun. - Nuk jep vreshta me urata, por me pun e lopata {kaci}. - Ujet qe rri ne nje vend kelbet. - Pa pasur dituri,s’quhet njeriu njeri. - Gjella me kripe e kripa me karar. - Miqesia miqesi qesja te shkoje e te vije. - Miku i mire ne dite te veshtire. - Pyet njeqind vete e bej si di vete. - Budallait hapi rrugen. - Ujku qimen e nderron por zakonin s’e harron . - Ferterja ne zjarr e peshku ne det . - Une fol per lisa e ai fol per fshisa. - Cka s’ka ne det. - Mos e hidhero ate qe dhet ta lutsh . - Ujku vetem qimen e nderron. - Ai qe genjen e genjen veten . - Nuk mbahet shtepia me/ne nje shtylle. - Njhere te vie nafaka kah dera. - Kush vjen pa ftuar, e gjen pa shtruar. - Me mire nje ne tigan, se 100 ne det. - Po me mashtrove nje here, e ke fajin ti,po me mashtrove per here te dyte, e kam fajin vet. - Shtype mizorin, mos ki dhembshuri,se shtypja mbi shtypjen eshte drejtesi. - Mos i bej tjetrit ate qe s’do te ta bejne ty. - Ai qe rrie nder dardhe han dardha.
Duhanpirësit më këmbëngulës nuk heqin dorë, por sipas deklaratave nga bota për të varurit e nikotinës arrijnë ditë edhe më të këqija. Shkurt, do të trajtohen si të varur të vërtetëNë Islandë është propozuar ligji i cili do të heqë lirinë e shitjes së cigareve në shitore dhe kioska. Vendi i vetëm ku duhanpirësit mund të gjejnë cigare do të jetë – barnatorja! Duhet të shkojnë në kontrolle të rregullta mjekësore, dhe do të marrin edhe vërtetimin që janë të varur bashkë me recetën për të blerë cigaret.Që nga viti 2020, sipas rekomandimit të WHO (Organizatës Botërore të Shëndetësisë), cigaret në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian do të mund të blihen vetëm me recetë.Irlanda ka qenë vendi parë i cili para shtatë viteve e “ka përjashtuar” pirjen e duhanit në vendet publike ndërsa irlandezët së shpejti nuk do të mund të pinë cigare as në automobila. Australia vitin e ardhshëm do të fusë në treg kuti tërësisht të njëjta me ngjyrë gri-gjelbër për të gjithë markat e cigareve me shkronjat më të vogla të mundshme të emrave të produkteve dhe fotografitë e mëdha të sëmundjeve që i shkakton pirja e duhanit. Në 19 vende tashmë përdoren paralajmërime grafike, në fotografitë e sëmundjeve që i shkakton pirja e duhanit.