Surprizë për Françeskën;- Një tortë për ditëlindjen e nënës së saj

Banorët planifikojnë që t’i bëjnë një lojë Françeskës dhe më pas një surprizë për ditëlindjen e nënës së saj. Ndërkohë që ajo ndodhet në dhomën e rrëfimit, banorët në dhomën e ndenjes bisedojnë qetësisht dhe sapo Françeska del ata fillojnë të bërtasin me ë të lartë duke folur kundër saj. Genta thotë “nga çdo njeri e prisja, vetëm nga Françeska jo” dhe të tjerët bërtasin duke folur në një zë dhe asnjëri prej tyre nuk thotë diçka konkrete kundër saj.
Fillimisht Françeska vrenjtet dhe më pas u thotë “Po ju kaq budallenj jeni saqë mendoni se unë s’po e kuptoj që po bëni kot”, por Banorët e vazhdojnë lojën e tyre edhe për disa minuta. Françeska e kupton që reagimi i banorëve është thjesht një lojë, por nuk po kupton se për çfarë po e bëjnë banorët këtë.
Pas disa minutash të gjithë banorët fillojnë të këndojnë njëzëri “shumë urime për ty” dhe Ermali i çon Françeskës një tortë përpara. Sot është ditëlindja e nënës së saj dhe ajo shpesh e ka shprehur se do të donte të festonte bashkë me të pasi edhe ditëlindja e të atit ishte në një moment kur ajo ndodhej në BB dhe Françeska është shprehur se i ka ardhur keq që nuk mori asnjë surprizë për ditëlindjen e të atit.








