Headlines
Published On:e premte, 6 prill 2012
Posted by Smoke Up Admin

Ujkani do të kthehet më i fortë pas operacionit



Portieri i Novaras dhe kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses operacionin në dorën e dëmtuar. "E di mirë, që për mua ka përfunduar sezoni. Më vjen keq, do të kisha dashur që t'i jepja një dorë shokëve të skuadrës për ndeshjet e fundit, por ky sezon shkoi kështu.

Më parë ai dëmtim i rëndë, tani kjo frakturë në dorë. Jam operuar, por nuk dorëzohem. Do të kem gjithë kohën që duhet për t'u riaftësuar sa më mirë dhe për të rifilluar". Këto janë fjalët e Samir Ujkanit, portierit të përfaqësueses shqiptare, i cili sheh me optimizëm të ardhmen e tij. Dje, lojtari i është nënshtruar një operacioni në dorën e djathtë, që dëmtoi në sfidën e Novarës kundër Romës. Operacioni, sipas mjekëve ka qenë "plotësisht i suksesshëm". Lojtari tregon bisedën me atë që i shkaktoi dëmtimin, sulmuesin Osvaldo, i cili ndërhyri ndaj tij kur portieri shqiptar e kishte topin në duar. "Më tha se, synonte të mbërrinte para meje për të më kaluar topin sipër. Sigurisht, që nuk e ka bërë me dashje, por ishte një ndërhyrje e rrezikshme. E tregojnë edhe pasojat që po vuaj unë tani. Por, erdhi dhe më kërkoi falje dhe është interesuar vazhdimisht për situatën time", ka treguar Ujkani, duke lënë të kuptohet se e ka kaluar këtë episod të vështirë. Lojtari është në bashkëpronësi mes Novarës dhe Palermos, ndërsa pas konsultimit të mjekëve të të dy klubeve, është vendosur për operimin e tij. "Jam i qetë, pasi e kam ndarë mendjen, do të duhen të paktën dy muaj mes shërimit dhe riaftësimit. Do të mundohem të qëndroj në formë fizike ashtu siç bëra për dëmtimin në nofull, por për një portier, duart janë shumë të rëndësishme. Do të rri përkrah shokëve deri në fundin e sezonit, pasi dua të jap kontributin tim, qoftë edhe moralisht. Nuk ka qenë sezoni im më i mirë për shumë arsye. E di që mund dhe duhet të bëj më shumë, por tani do të mendoj vetëm të shërohem sa më parë", ishin fjalët e portierit që pritet t'i mungojë përfaqësueses kuqezi të paktën deri në miqësoren e muajit gusht ndaj Moldavisë.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 7:45 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 7:45 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Ujkani do të kthehet më i fortë pas operacionit"

Leave a reply

    Arkivi i blogut