Headlines
Published On:e enjte, 5 prill 2012
Posted by Smoke Up Admin

Zjarri përfshin apartamentin e një pallati te Rruga e Durrësit



Tiranë, 5 prill 2012, NOA – Flakët e zjarrit kanë përfshirë paraditen e të enjtes një apartament në një pallat pranë Rrugës së Durrësit në kryeqytet, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Policia e Tiranës bën me dije se zjarri ra në apartamentin e një pallati që ndodhet pranë bustit të Adem Jasharit tek Rruga e Durrësit.

Sipas Policisë së Tiranës nga flakët e zjarrit nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësit arritën ta shuajnë shpejt duke shmangur përhapjen e zjarrit në pallat.

Policia e Tiranës dyshon se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në rrjet.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 12:39 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 12:39 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Zjarri përfshin apartamentin e një pallati te Rruga e Durrësit"

Leave a reply

    Arkivi i blogut