Headlines
Published On:e enjte, 12 prill 2012
Posted by Smoke Up Admin

Sekuestrohen 180 Kg Hashash Në Kufi Me Greqinë



Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 180 kilogramë hashash, e cila po transportohej drejt Greqisë. Operacioni i forcave të rendit është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Peshkëpi e Sipërme, raporton korrespodenti i noa.al në Gjirokastër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në zonë e fshatit Peshkëpi po kryhej transporti i një sasie droge, forcat e rendit janë vënë në lëvizje për arrestimin e trafikantëve. Pasi kanë parë forcat e policisë të afrohen, tre persona që kanë qenë duke transportuar drogën e kanë lënë atë dhe janë larguar me shpejtësi drejt pyllit.



Policia ka sekuestruar tre çanta me nga 60 kilogramë drogë. Ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë ditës së djeshme policia e Gjirokastrës organizoi dhe një operacion, ku në pranga përfundoi një shtetas grek, i cili kishte blerë drogën në Lazarat dhe po e transportonte drejt Greqisë.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 11:35 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 11:35 e paradites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Sekuestrohen 180 Kg Hashash Në Kufi Me Greqinë"

Leave a reply

    Arkivi i blogut