Headlines
Published On:e mërkurë, 11 prill 2012
Posted by Smoke Up Admin

Londër, Kapet Sadushi, Anëtar I Bandës Së Tan Kateshit



Ndriçim Sadushi, njëri prej anëtarëve të bandës së Tan Kateshit në Elbasan është arrestuar mbrëmë vonë në Britani. Sadushi rezultonte në listën e 14 personave më të kërkuar nga Scotland Yard, policia britanike dhe prej më shumë se një dekade kishte arritur ti shpëtonte arrestimit, duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false. 41 vjeçari ishte dhe një ndër më të kërkuarit edhe në Europë e Shqipëri
ARRESTIMI
Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes. Një zëdhënës i Scotland Yard tha se Sadushi, 41 vjeç ishte arrestuar nga departamenti i ekstradimit në zonën Southgate në veri të Londrës të martën në mbrëmje. “Sadushi u arrestua jashtë shtëpisë së tij” deklaroi zëdhënësi, duke iu referuar një banese në London Borough of Enfield.
ARRATIA NJE DEKADE E SADUSHIT
Sipas Agjencisë së kufirit në Britaninë e Madhe Sadushi besohet se kishte hyrë në Britani në mënyrë ilegale në vitin 2000 dhe nuk ishte regjistruar për azil. Ai përfshihej në listën e 14 personave më të kërkuar në Britani për vrasje, grabitje. Scotland Yard e dinte se Sadushi fshihej mes Londrës dhe Merseyside, por përpjekjet për ta gjetur nuk kishin arritur rezultat deri mbrëmjen e djeshme. Ai kishte arritur ti shpëtonte duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false.
41 vjeçari përdorte të paktën gjashtë emra të rremë gjatë qëndrimit të tij që në Angli, që nga koha e arratisjes nga Shqipëria ku është dënuar me burg për jetë për të paktën 3 vrasje. Sadushi ishte shpallur në kërkim në 190 vende.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 11:18 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 11:18 e paradites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Londër, Kapet Sadushi, Anëtar I Bandës Së Tan Kateshit"

Leave a reply

    Arkivi i blogut