Headlines
Published On:e enjte, 5 prill 2012
Posted by Smoke Up Admin

Fjale Te Urta Shqipe

Ku ka tym,ka edhe zjarr.
- Hekuri lakohet sa eshte i nxehte.
- Gur gur behet mur.
- Shkaut nuk i besohet as kur eshte i vdekur.
- Fshati qe duket nuk do kallauz.
- Kembet e shpejta faqja e bardhe.
- Moti i mire duket qe ne mengjes.
- Kush nuk ka koke ka kembe.
- I duruari i fituari.
- Punen e sotme mos e ler per neser.
- Mendja e madhe e keqja e te zott.
- Mos i shih gunen po punen.
- Shqiptari kur jep fjalen ther djalen.
- Pika pika mbushet pusi.
- M’ka djeg tamli e i fryej Kosit.
- Dita e mire shihet ne mengjes.
- Korbi korbit syte s’ja nxjerr.
- Ma mire nje zog n’grusht se njiqind n’hava.
- Gjarprin godite ne koke.
- Mos e nguc grajzin me krane se gjen t’zezen tande.
- Muri ka vesh e gardhi ka sy.
- Nata s’ka ispat (deshmitar).
- Lira e vogel por me vlere.
- Goja kapak ,trupi rahat.
- Qeni dhe shkau nuk kan bese.
- Qejf per njeri e tym per shpije.
- Sa pata qura e qurana ,pata miq pata jarana.
- Ara e zeze por buka e bardhe.
- Bira e minit treqind grosh.
- Pa hanger huder nuk t’vie era.
- Ku ka ze s’eshte pa as gje.
- Delja qe ndahet prej bylyku e han ujku.
- E din luga cka ka vekshi.
- Ku thone se ka dredhza shume, merre shporten e vogel.
- Udhes se rrehne ,e grues se krehne mos ju ndaj.
- Mos e vet se t’kallxon vet.
- Serrem me fol,e dukat me hesht.
- Kush lufton e fiton.
- Tri here mendo nje here vepro.
- Qeni qe leh nuk te kafshon.
- Kush qeshe veshe.
- Jeto per te punuar puno per te jetuar.
- Miku eshte mik e jo armik.
- Mos ia mendo kujt te keqen se e gjen vet te zezen.
- Mendo sot te kesh per neser.
- Ku prek plaku del gjaku.
- Mos e qesh kojshin kur e ke te bine.
- Mos fol pa te pyetur kush.
- E drejta del ne shesh.
- Mos ti ankohet fatit ai qe bjer rastin.
- Peri i ngateruar nuk zgjidhet me nguti.
- Sa ka njerez aq ka edhe rruge.
- Mendimet e larta gjinden ne fjale te shkurtera.
- Sa jeton aq meson.
- Mos e kqyr doken po kqyrja koken.
- Miku i mire shihet ne dite te veshtira.
- Trimi nuk ik nga lufta,frikacaku ik prej nje krisme.
- Fshehtesia e bukurise eshte Modestia.
- Mos iu mbeshtet te nesermes,ku mund te dish se cka do te lind nata.
- I menquri nuk i thote te birit mos gabo por,gabo sa me pak.
- Ty u rrite ty u qorodite.
- Tri gjera nuk kthehen mbrapa:fjala e thene,shigjeta e leshuar, koha e
kaluar.
- Vdekja eshte i vetmi vend ku nuk ka ikje.
- Edhe muri ka vesh.
- Guri rende peshon n’vend te vet.
- Buke e kryp ne vatren tane.
- Pasaniku koprac i ngjane miut qe flen ne tas te dukatit.
- Fjala e mire i qel dyert e hekurit.
- Mos ia bo askujt ate cka nuk don ty me ta bo.
- Nese don qe te mos ndegjohet fjala qe do ta thuash mos e thuaj.
- Goja e don te emblen,zemra e don te miren, mendja e don te mencuren.
- Rrena i ka komte e shkurta.
- Mos e ngofsh Nanen ngoe njerken.
- Ne dac lyp, ne dac lep pa punue kush s’te jep.
- Lumi fle, armiku s’fle.
- Per nje gozhde shkon patkoi, per patkuan shkon edhe kali.
- Kush punon, nuk mbetet unte.
- Nuk u lodhe sot, do te mundohesh mot.
- Bie nje gur dhe shkoq nje mur.
- Nje budalle e gjuan nje gur e njeqind te menqur smund ta hjekin.
- E ben bujku aren, s’e ben ara bujkun.
- Nuk jep vreshta me urata, por me pun e lopata {kaci}.
- Ujet qe rri ne nje vend kelbet.
- Pa pasur dituri,s’quhet njeriu njeri.
- Gjella me kripe e kripa me karar.
- Miqesia miqesi qesja te shkoje e te vije.
- Miku i mire ne dite te veshtire.
- Pyet njeqind vete e bej si di vete.
- Budallait hapi rrugen.
- Ujku qimen e nderron por zakonin s’e harron .
- Ferterja ne zjarr e peshku ne det .
- Une fol per lisa e ai fol per fshisa.
- Cka s’ka ne det.
- Mos e hidhero ate qe dhet ta lutsh .
- Ujku vetem qimen e nderron.
- Ai qe genjen e genjen veten .
- Nuk mbahet shtepia me/ne nje shtylle.
- Njhere te vie nafaka kah dera.
- Kush vjen pa ftuar, e gjen pa shtruar.
- Me mire nje ne tigan, se 100 ne det.
- Po me mashtrove nje here, e ke fajin ti,po me mashtrove per here te
dyte,
e kam fajin vet.
- Shtype mizorin, mos ki dhembshuri,se shtypja mbi shtypjen eshte
drejtesi.
- Mos i bej tjetrit ate qe s’do te ta bejne ty.
- Ai qe rrie nder dardhe han dardha.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 12:20 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 12:20 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Fjale Te Urta Shqipe"

Leave a reply

    Arkivi i blogut