Headlines
Published On:e shtunë, 7 prill 2012
Posted by Smoke Up Admin

“Afër dhe Larg”, një ndër 5 klipet më të mira në Ballkan



Klipi “afër dhe larg” i këngëtares Elvana Gjata është nominuar si një ndër 5 videoklipet më të mira të Ballkanit, për vitin 2011Klipi “afër dhe larg” i këngëtares Elvana Gjata është nominuar si një ndër 5 videoklipet më të mira të Ballkanit, për vitin 2011, njofton Ballkanweb. Për herë të parë një këngëtare shqiptare do të konkurrojë me emrat më të njohur në Ballkan. Lajmin e ka bërë të ditur vet producenti i këngës, Flori Mumajesi në statusin e tij në Facebook. E duhet thënë se Elvana konkurron mes emrave të njohur të muzikës pop. Mjafton të përmendim “1.000.000 Alexandra Stan feat. Carlprit, e cila verën e kaluar pushtoi të gjithë diskotekat e Evropës për të kuptuar sesa i rëndësishëm është ky nominim. Krahas “Afër dhe Larg” Elvana Gjata, janë nominuar edhe Grad Bez, Ljudi Severina, Metak SaPosvetom, Lepa Brena, Fly to stay alive, Slaveya Nedelcheva Manga”, shton në statusin e tij Flori. Videoklipi “Afër dhe Larg”, është realizuar verën e kaluar në ishullin San Torini në Greqi. Kënga u mirëprit dhe u pëlqye shumë nga publiku shqiptar.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 7:01 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 7:01 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "“Afër dhe Larg”, një ndër 5 klipet më të mira në Ballkan"

Leave a reply

    Arkivi i blogut