Katër litra silikonë në gjoks!
Amerikania Sheyla Hershey, mban rekord të pazakontë, sepse 22 herë ka implantuar silikone në gjinjtë e saj, që deri më tash i kanë kushtuar 250.000 dollarë. Madhësia e gjoksit të saj është 38KKK, ndërsa diametri i gjinjve arrin në 142 centimetra.
“Gjinjtë i konsideroj si fëmijët e mi, i dua si t’i kem fëmijë. Ashtu si i kam mendoj se janë gjëja më e mirë në jetën time”, tha Sheyla.Ajo thotë se për shkak të gjoksit të bujshëm shpesh merr komente jo të hijshme në rrugë, si dhe se me to nuk mund të vrapojë. Kur han ushqimi shpesh përfundon në dekoltenë e saj, ndërsa as nuk është në gjendje që ta shtrëngoje normalisht vajzën.“Ky është çmimi i bukurisë”, thotë Sheyla.Për herë të parë futi silikonet në gjoks në moshën 18 vjeçare, ndërsa sasia e silikonit në gjinjtë e saj tejkalon 4 litra.