Headlines
Published On:e mërkurë, 4 prill 2012
Posted by Smoke Up Admin

Dritani-Gertës: “S’do Ta Kesh Të Lehtë T’u Bësh Ballë”; Genta: “Mos Debato, Por Mbaja Lojën!”



Pas bisedës midis banorëve lidhur me përparësitë që mund të kenë femrat krahasuar me meshkujt, apo anasjelltas, banorët i kthehen sërish diskutimit mbi debatin ën fjalë. Dritani i thotë Gertës se nëse do të vazhdojë me këto ritme, banorët e vjetër do të arrijnë që ta nxjerrin nga kontrolli dhe do të bëjnë që ajo të stresohet. “Edhe ti qenke më keq se ata”, shprehet Gerta.

Dritani e këshillon që të përpiqet që të jetë e qetë me ta dhe të mos mundohet që të debatojë. Ndërsa Gentiana i kërkon që të flasin më vonë të dyja, veç të tjerëve. “Prit deri në fund të javës edhe pastaj fol”, i thotë Dritani. “Bën mirë Gerta, sepse po ia mban lojën”, shprehet Genta. Ajo kujton situata kur të tjerët i janë kundërvënë, por Genta është mundur që të mos debatojë, për të mos i dhënë rëndësi fjalëve të tyre, ndërsa Gerta mendon se është më mirë kur arrin që t’i përballosh sepse në një farë mënyre atje e tregon veten. “Unë sa herë që jam munduar t’ia kthej, kam rënë brenda me këmbët e mia”, shprehet Genta. Genta mendon se Gerta po rrezikon duke dalë kaq hapur që në fillim e rikthehen duke diskutuar sërish debatin e pak minutave më parë. “Ti nuk e kishe për Edgarin se nuk është bërë Edgari për gjynah”, i thotë Dritani, ndërsa Gerta shprehet se nuk mund të durojë dot që disa të shkelin njërin me këmbë dhe të mos e respektojnë. “Jam humane si natyrë”, i thotë Gerta.

Pasi ikën Dritani, Genta i thotë, Gertës duke ulur zërin se është më mirë që të diskutojë me ironi në një debat, sesa atë bërtasë. “Nuk më intereson që të fitoj një çmim, duke ndenjur me ca kafshë që nuk sillen”, shprehet Gerta. Në momentin që atje shkojnë edhe disa nga banorët e tjerë, vajzat ndërpresin diskutimin.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 1:19 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 1:19 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Dritani-Gertës: “S’do Ta Kesh Të Lehtë T’u Bësh Ballë”; Genta: “Mos Debato, Por Mbaja Lojën!”"

Leave a reply

    Arkivi i blogut