Të gjithë banorët kundër Anilës; Graciano: “Më lënduan fjalët e tua”
Debati midis Anilës e Gracianos vazhdon për minuta të tëra, ndërkohë që në diskutim hyjnë edhe banorët e tjerë, të cilët sulmojnë Anilën, duke i thënë se nëse do ta donte Gracianon kaq shumë sa ç’pretendon, do ta sqaronte keqkuptimin mes tyre dhe më pas do t’ia vinte në dukje ato që mendonte se nuk shkonin, në një moment tjetër dhe jo në atë mënyrë. Anila është e vënë në vështirësi dhe e ka të vështirë që t’u bëjë ballë të gjithëve njëherësh. Ajo shprehet se Graciano nuk është duke e kuptuar dhe fillon që të qajë herë pas here. Graciano është shumë i nervozuar dhe i thotë me ton shuam të lartë Anilës se nuk dëshiron që të vazhdojë më bisedën me të, por e kanë vrarë shumë fjalët e saj. Anila kërkon që t’ia sqarojë bisedën dhe t’i thotë se është duke e keqkuptuar, por Graciano nuk pranon që të diskutojë më me të. Meti e qorton, duke i thënë se ajo është duke vepruar gabim, pasi janë gjithë banorët që po ia vënë në dukje. Lori mendon se Anila ka reaguar shumë keq dhe se Graciano është zhgënjyer nga sjellja e saj.