Headlines
Published On:e shtunë, 24 mars 2012
Posted by Smoke Up Admin

Hajdutët mashtrojnë rojën e parkingut, vjedhin BMW X6



TIRANE – Një makinë luksoze “BMW X6″ është vjedhur në parkingun e një kazinoje në zonën e ish-Bllokut në Tiranë nga persona ende të paidentifikuar. Ndryshe nga grabitjet e zakonshme të makinave në kryeqytet, kësaj here hajdutët kanë gjetur një mënyrë tjetër për ta vjedhur makinën pa shumë mundim. Ata kanë arritur të mashtrojnë rojën e parkingut të kazinosë në kohën që pronari i mjetit luksoz ndodhej në kazino dhe e kanë bindur që t’u japë çelësin e makinës. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 pas mesnate duke gdhirë dita e djeshme. Për këtë ngjarje është kryer arrestimi në flagrancë i rojës Veli Memoçi, 46 vjeç, pasi në parkingun që ndodhet në rrugën “Nikolla Tupe” i ka dhënë një personi të panjohur çelësin e mjetit tip “BMW X6″ me targë KS 03544 CB, bë pronësi të shtetasit kosovar Princ Doboshi, 48 vjeç, biznesmen nga qyteti i Pejës në Kosovë. Gjatë deklarimeve që ai ka dhënë në Komisariatin Nr. 2 të Policisë pas arrestimit, ka shpjeguar edhe mekanizmin e vjedhjes, duke pranuar që ishte mashtruar nga disa persona të panjohur. “Një djalë erdhi dhe më tha që t’i jepja çelësin e makinës ‘BMW X6′ me ngjyrë vishnje, pasi pronari i saj e kishte autorizuar ta merrte duke qenë se ishte i dehur dhe nuk e ngiste dot automjetin. Unë fillimisht nuk u binda dhe ai i telefonoi një personi tjetër dhe ma kaloi mua telefonin që të flisja me të. Personi që po komunikoja në telefon fliste sikur të ishte i dehur dhe më pas më tregoi karakteristikat dhe targën e makinës, më tha që t’ia jepja çelësin djalit që ishte aty. Gjithnjë mendova se kisha folur me pronarin e makinës, derisa ai doli nga kazinoja…”, ka shpjeguar në polici roja i arrestuar Veli Memoçi.


Mashtrimi:
Autorët e vjedhjes së automjetit “BMW X6″, sipas Policisë, kanë mashtruar rojën e parkingut ku ishte lënë makina luksoze pranë kazinosë në kryeqytet. Ata janë hequr si njerëz të njohur të pronarit të vërtetë të makinës, ndërsa kanë përdorur edhe një telefonatë për të mashtruar kujdestarin e parkingut ku ndodhej makina që është vjedhur.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 7:51 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 7:51 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Hajdutët mashtrojnë rojën e parkingut, vjedhin BMW X6"

Leave a reply

    Arkivi i blogut