Françeska: “Erioni dhe Klaudja s’paskan qenë çift, i kemi keqkuptuar”
Françeska, Anila, Graciano dhe Genta ndodhen në tavolinën e ngrënies dhe bisedojnë për ngjarjet e fundit në shtëpi. Graciano thotë me ironi “s’më ka zënë gjumi se po prishen çiftet në Big Brother” dhe Françeska ia kthen “shiko se Erioni me Klaudjan s’paskan qenë çift, i kemi keqkuptuar ne”. Kështu ata nisin të komentojnë marrëdhëniet që janë krijuar në shtëpi që pas provës së Dshurisë.
Françeska thotë se Prova e Dashurisë, “tronditi” çiftet në Big Brother duke iu referuar Klaudjës dhe Erionit dhe vetes me Ermalin. Për sa i përket lidhjes së saj ajo thotë se mes asaj dhe Ermalit tashmë nuk ekziston një lidhje midis tyre. “Unë do ta respektoj si gjithë të tjerët këtu, por vetëm kaq” thotë Françeska, por Anila ia kthen menjëherë “po kur ai nuk është i lidhur jashtë ti vazhdo më tej s’ke pse ndahesh”. Françeska thotë se këtë gjë nuk e dinë dhe publiku ka për ta interpretuar keq sjelljen e saj kështu që ajo vendos që të qëndrojë larg Ermalit.
Ajo komenton edhe lidhjen që mendohej se ekzistonte midis Erionit dhe Klaudjës. Edhe të tjerët mendonin se Erioni dhe Klaudja ndjenin për njëri-tjetrit, por kur ai rrëfeu historinë e tij ata kuptuan se Erioni është i dashuruar me një tjetër vajzë jashtë shtëpisë dhe jo me Klaudjan.