“Baba, Jam Gay”. Ai E Zë Me Shkelma Dhe E Përgjak
Të jesh i sinqertë është një gjë e mirë, por jo gjithmonë bëka mirë. Sidomos kur të vërtetat që ti rrëfen përmes sinqeritetit tënd, e tronditin palën tjetër.
Këtë më mirë se kushdo, duket se e ka provuar në kurrizin e tij një djalosh 29-vjeçar nga Katania e Italisë, i cili mori guximin për t’i thënë babait të tij se ka prirje homoseksuale.
“Baba, jam gay”, guxoi të thoshte djaloshi, ndërsa menjëherë e pasuan shkelma të fuqishëm prej të atit, deri në rrëzim përtokë dhe përgjakje.
Sikur të ishte duke u rrahur nga ndonjë armik i tij, djaloshi ka provuar një dhunë të vërtetë, ndërsa rasti i tij ka shkaktuar një shok në rajonin ku jeton.
“Unë vendosa t’u them prindërve të mi që unë me të vërtetë jam gay, por u ndjeva i mohuar. Përkundër të gjithave, tashmë kam humbur babain tim dhe unë e di se kjo përvojë më ka bërë mua edhe më të fortë”, mësohet se ka rrëfyer djaloshi, pranë një shoqate që mbron njerëzit si ai.