Foto të nxehta në Facebook, 17-vjeçarja shantazhohet për seks
Nga fotot e nxehta në Facebook, tek seksi online përmes kamerave apo deri te përpjekja për dhunë fizike, janë vetëm disa hapa të shkurtër.
Kështu, një tjetër vajzë përfundon viktimë e rrjetit në internet, falë gabimeve të saj.
Fjala është për historinë e tmerrshme të një vajze 17-vjeçare, e cila u josh seksualisht dhe më pas, u dhunua nga një student universitar, përmes Facebook-ut.
Djaloshi bëhet me dije se më pas u arrestua, ndërsa u përpoq për një sulm seksual ndaj vajzës në fjalë. Po si rodhën ngjarjet?
Vajza e vogël duke qenë e mitur, nuk duhet që të ishte e regjistruar në fakt në rrjetin social. Por pas një shkëmbimi të fotografive të nxehta dhe qëndrimeve provokuese, u detyrua të konsumonte aktet seksuale në webcam (përmes kameras).
Në qoftë se ajo nuk pranonte ta bënte një gjë të tillë, persekutori i saj kishte aq të dhëna për t’i kompromentuar familjen.
Nëpërmjet lojës së shantazhit, ky student e kishte në dorë vajzën e mitur për të marrë favore seksuale prej saj.
Por pas komunikimit seksual në internet, djali filloi të kërkojë edhe më shumë: kërkoi një takim me viktimën e tij, përndryshe do ia shpërndante fotografitë e nxehta.
Në këtë pikë, shtatëmbëdhjetë-vjeçarja ka gjetur më në fund forcën për ta treguar gjendjen në familjen e saj, e cila menjëherë raportoi faktet në polici.
Historia tregon qartë se si distanca mes fotografive të nxehta në Facebook dhe dhunës seksuale, është me të vërtetë e vogël .... Vajza, kini kujdes!