Edi e Ermalit ankohen për banorët; Erioni: “Anila e Arbri nuk kanë pastruar asnjëherë”
Ermali qëndron pranë Edit në kopësht duke biseduar e ky i fundit e pyet nëse janë zgjuar banorët e tjerë pasi duhet t’ia nisin nga punët e shtëpisë, e specifikon që Genta duhet të lajë enët pasi ka qenë detyra e saj që mbrëmë. Edi i thotë Ermalit se vetëm ata të dy bëjnë punë në shtëpi, e duhet të reshtin së bëri dhe punët për banorët e tjerë Ermali përgjigjet se Edi gjithmonë ka bërë dhe punët që u takojnë të tjerëve e më pas Liami kalon pranë tyre dhe Ermali i kërkon ndihmë për të pastruar kuzhinën së bashku.
Edi e këshillon Ermalin që nëse nuk është detyrë e tij të pastrojë kuzhinën, të mos e bëjë, por t’u thotë atyre që duhet ta bëjnë. Ermali përgjigjet se nuk ka kujt t’i thotë e nuk do të nevrikoset për këtë gjë. Ermali shkon në dhomë dhe zgjon Gentën me të bërtitura, duke i thënë të çohet që të lajë enët, por ajo i përgjigjet që t’i thotë Françeskës t’i lajë. Më pas, Edi e Ermali fillojnë të pastrojnë kuzhinën, të ndihmuar nga Genta e Meti. Ermali nevrikoset me Gentën për punët e shtëpisë e po ashtu është i revoltuar nga pakujdesia e banorëve për rregullin në shtëpi.
Liami, teksa merret me punët e shtëpisë shprehet për Anilën se nuk prek asgjë me dorë, duke nënkuptuar që nuk bën asnjë punë në shtëpi. Ai thotë se paçka që Anila është sëmurë, ka fuqi për të kërcyer, por për të bërë punë, jo. Edi thotë: “Është faji im që pastroj gjithmonë”, dhe Ermali shton: “Më i miri, e pëson gjithmonë”. Erioni shprehet se Anila e Arbri nuk kanë bërë asnjëherë punë në shtëpinë e BB.