Headlines
Published On:e mërkurë, 4 prill 2012
Posted by Smoke Up Admin

I riu shqiptar rrëmben një vajzë rumune dhe e mban mbyllur në bagazh



Mansue (Itali) 1 prill 2012, – Ka marrë peng të dashurën, e ka rrahur derisa e ka gjakosur dhe më pas e ka kërcënuar se do e vrasë. Kjo është vepra penale e radhës në Itali, e shqiptarit 28-vjeçar Edmond Gjyzeli.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Mansue të provincës së Trevizos në Itali, raporton noa.al. I riu shqiptar është arrestuar nga policia pas denoncimit që ka bërë vajza rumune. Ndërkohë që arrestimi i tij ka nxjerrë në pah dhe fakte të tjera. Atij i është sekuestruar dhe një sasi prej 144 gramësh kokainë. Vajza 21 vjeçare nga Rumania është shtruar me urgjencë në spital. Pas kurimi ajo ka treguar se Gjyzeli e ka mbyllur në bagazhin e makinës dhe ka kërcënuar se do e vriste.

Mësohet se rrahja barbare ka ndodhur pasi vajza ka thënë se do të kthehej në Rumani në shtëpinë e saj. Fillimisht Gjyzeli e ka kërcënuar me pistoletë dhe më pas e ka rrahur dhe futur në bagazhin e makinës. Për policinë italiane, Gjyzeli nuk është një emër i pa njohur. Në vitin 2010 ai është dënuar me dy vite burg, të cilat ju falën nga gjykata. Dënimi ishte pak a shumë për të njëjtat rrethana, dhunim ndaj ish-gruas së tij

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 11:57 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 11:57 e paradites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "I riu shqiptar rrëmben një vajzë rumune dhe e mban mbyllur në bagazh"

Leave a reply

    Arkivi i blogut