Headlines
Published On:e enjte, 29 mars 2012
Posted by Smoke Up Admin

Thashetheme për Klaudjën;- Françeska “Ajo është shumë e acaruar këtu brenda, nuk po rri dot”



Françeska, Graciano dhe Lorena dalin për të pirë cigare dhe fillojnë të komentojnë sjelljen e Klaudjës gjatë debateve për ushqimet. Françeska thotë se asaj i erdhi inat sepse Klaudja tha se ajo nuk ka menduar për njëri tjetër, ndërkohë që Françeska ka gatuar gjithmonë për Klaudjën dhe të tjerët.
Graciano ndërsa komenton shprehjet e Klaudjës, thotë se edhe i vjen keq për mënyrën se si ajo reagoi ndaj të gjithëve. Lorena nuk ndan të njëjtin mendim me të duke thënë “nuk më vjen keq fare, thjesht do të flasi kot më kot”.




Françeska thotë se edhe asaj i vjen keq për Klaudjën dhe shprehjet “mendoj se ajo nuk po rri dot këtu brenda, është shumë e acaruar”. Më pas Françeska thotë se të gjithë në shtëpi janë vetëm dhe nuk kanë pse të ankohen sepse askush nuk ka përkrahjen e askujt. Ajo merr si shembull veten e saj dhe thotë se edhe pse ka një lidhje me Ermalin në lojë ata janë vetëm në lojë dhe në momentet kur përballen me banorët e tjerë.

Më pas Françeska largohet, ndërsa Graciano dhe Lorena sqarohen për debatet që kanë pasur më parë. Brenda banorët bashkë me Klaudjën vazhdojnë të komentojnë ato që ndodhen gjatë debateve për ushqimet.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 5:22 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 5:22 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Thashetheme për Klaudjën;- Françeska “Ajo është shumë e acaruar këtu brenda, nuk po rri dot”"

Leave a reply

    Arkivi i blogut