Raporti: Përdoruesit E Facebook Janë Në Rrezik
Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë tanimë një shkallë rrezikshmërie më të lartë për privatësinë e tyre. Revista amerikane “Consumer Reports” publikon një studim, në bazë të së cilit rrjeti social Facebook, renditet në krye të faqeve me rrezik më të madh për vjedhjen e të dhënave private.
Sipas studimit, rrjeti social “Facebook”, më i madhi në botë me afro një miliard përdorues, ka mundësi më të madhe hyrjeje për hakerët dhe vjedhjen e identitetit dhe fotove personale të përdoruesve.
ME SHUME LAJME MBI BOTEN E FACEBOOK
Sipas studimit, kjo lidhet me faktin se në Facebook njerëzit janë më të pritur për të shtuar numrin e miqve dhe për të pranuar ftesa, apo për t’u bërë pjesë e faqeve që mund të jenë një rrezik potencial por pa u kuptuar nga përdoruesit.
Studiuesit thonë se Facebook është një mjet i mirë për të ndarë informacion, por po kaq i rrezikshëm për vjedhjen e të dhënave personale.