Headlines
Published On:e shtunë, 24 mars 2012
Posted by Smoke Up Admin

Liami-Lorit: “Je femër dhe po paragjykohesh”; Lori: “Nuk e frenoj veten, kur më pëlqen diçka”



Liami jep mendimin e tij për këtë temë dhe e fillon bisedën duke i kërkuar Lorenës që të mos ia marrë për keq ato që do t’i thotë. Ai mendon se Lorena mund të jetë paragjykuar nga jashtë, sepse do ta analizojnë se një vajzë kaq e urtë me qetësinë më të madhe arriti të futet në shtratin e një mashkulli, brenda kaq pak ditësh. Liami thotë se ata kanë dashur që ta lënë në heshtje marrëdhënien e tyre, por nuk janë banorët ata që do t’i lënë të qetë, për ta kaluar kaq lehtë këtë situatë. “Nuk është e rëndë për Gracianon, aq sa është për ty që je femër, kjo situatë”, i bën të ditur Liami. Ai thotë se largimi i saj nga Graciano, duke improvizuar një ndarje mes tyre, ishte veprimi perfekt nga ana e saj, por duhet të mendojë që po jeton me të tjerë banorë, të cilët nuk mund ta lenë që të luajë sipas dëshirës së saj.
Pak më vonë atje shkon Graciano dhe Lorena mundohet që t’ia sqarojë bisedën midis tyre, duke ia servirur si një diskutim me ironi nga ana e Liamit. Liami i kërkon që të jetë e sinqertë, në mënyrën se si i servir faktet dhe këtë gjë i thotë edhe Gentana, e cila thekson se ka qenë e pranishme gjatë gjithë bisedës dhe Liami ishte duke folur shumë sinqerisht. Ai ia sqaron edhe një herë Gracianos mendimin që ka krijuar për ata të dy, duke thënë se nuk i intereson fakti nëse ka pasur apo jo ndjenja midis atyre të dyve, por do të ishte një veprim i menduar më mirë ndarja e tyre, në momentin që u larguan me njëri-tjetrin. Graciano thotë se nuk i intereson nëse do të gjykohet nga jashtë apo jo. “Iku ajo kohë kur çiftet gjykoheshin. Vetëm mendimi i familjarëve më intereson”, shprehet Graciano. Lorena mendon se nuk ka arsye se përse ta frenojë veten në momentin që i pëlqen të bëjë diçka. Ajo thotë se nuk është penduar për asgjë që ka bërë, vetëm për familjen e saj, e cila mund të jetë ndier keq, duke parë ndonjë moment. “Qenke perëndimore!”, i thotë Liami. Genta thotë se nuk beson që lidhja e tyre do të jetë jetëgjatë.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 8:04 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 8:04 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "Liami-Lorit: “Je femër dhe po paragjykohesh”; Lori: “Nuk e frenoj veten, kur më pëlqen diçka”"

Leave a reply

    Arkivi i blogut