Headlines
Published On:e diel, 25 mars 2012
Posted by Smoke Up Admin

10 minuta për të fituar virgjërinë!

Kërkojnë të jenë sërish të virgjëra dhe kjo sepse ndihen të detyruara. Edhe pse jetojmë në kohëra moderne duket se mentaliteti i shqiptarëve nuk ka ndryshuar shumë, madje vazhdon të jetë i qartë në drejtim të faktit se vajza para se të martohet duhet të jetë “e paprekur”. Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, shpjegon në lidhje me kërkesat e vajzave për të “rifituar” virgjërinë nëpërmjet ndërhyrjeve gjinekologjike. Ndërkohë, edhe gjinekolog të tjerë rrëfejnë rreth fenomenit.
“Nuk do të thotë se janë vetëm vajzat e zonave rurale që e kërkojnë të jenë sërish të virgjëra duke rindërtuar himenin, por edhe vajzat që jetojnë në qytetet e mëdha. Dhe nuk do të thotë se janë vetëm emigrantët, sepse ata emigrantë janë shqiptarë dhe shqiptarë si puna e tyre ka plot”, pohon Rubena Moisiu, duke shtuar se virgjëria akoma konsiderohet në Shqipëri si një vlerë. Por fatkeqësisht duhet pranuar se bashkë me këtë, ka gjithmonë e më shumë kërkesa për riformimin e himenit përpara marrëdhënieve seksuale. Të ndodhur në këto rrethana, gjinekologët theksojnë se janë meshkujt që i kërkojnë medoemos femrat e virgjëra, ndaj dhe ato janë të detyruara t’iu drejtohen mjekëve.

Por gjinekologët pohojnë se në maternitete shpesh femrat shkojnë edhe për të provuar ndershmërinë e tyre, sepse burrat e tyre nuk janë të bindur. Mjekët tregojnë se meshkujt janë dyshues për virgjërinë e vajzave ne momentin që nuk kanë pasur gjakderdhje gjatë kryerjes së marrëdhënies, edhe pse sipas statistikave 38 për qind e fermave gjatë marrëdhënies së parë nuk kanë gjakderdhje dhe kjo varet nga lloji i himenit.

“Më tepër tek ne paraqiten së bashku me nënat apo një shoqërues të tyre për të pyetur nëse janë apo jo të virgjëra. Normalisht himeni është një cipë e hollë me trashësi 3-4 milimetra, e pasur me vajza gjaku, e cila mbyll hyrjen e vaginës dhe në raportin e parë seksual ky himen prishet. Një pjesë e vajzave drejtohen tek ne të shqetësuara pasi meshkujt kërkojnë patjetër gjakderdhje. Rreth 60% e femrave munden që të kenë gjakderdhje, por në rreth 38 përqind mund të mos ndodhë kjo”, pohojnë gjinekologët.

Marrëdhënie që 13 vjeçe

Në bazë të një studimi të bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik, vajzat shqiptare i fillojnë marrëdhëniet intime që në moshën 13-vjeçare, duke bërë që në këtë mënyrë të ulet ndjeshëm mosha e pjekurisë seksuale përsa i përket kësaj gjinie. Një fenomen që specialistët e shpjegojnë edhe me ndikimin që mund të kenë faktorë të jashtëm apo edhe ambienti shoqëror. Ndërkohë që shqetësim më vete është edhe fakti se në atë moshë s’mund të thuhet se është arritur ende një pjekuri e duhur seksuale, pavarësisht se zhvillimi nuk është i njëjtë për të gjitha femrat. Për më tepër, kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshë të vogël është edhe ekspozim përballë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, siç është sida. Gjinekologët pohojnë se në bazë të një studimi që kanë bërë me femrat e paraqitura në maternitet, rezulton se shumica prej tyre raportin e parë seksual e kishin kryer të shtyra nga kurioziteti, të tjera të nxitur nga shokët, ndërsa disa me dëshirën për të treguar se kanë një të dashur. “Është ky kontigjent vajzash të cilat kur vjen momenti për një fejesë, drejtohen tek gjinekologët. Nuk mjafton që një vajzë të paraqitet e virgjër ditën e martesës, sepse tradhtitë mund të jenë të pranishme gjatë jetës. Jeta është e gjatë, ndaj dhe divorcet janë shtruar si shkak i tradhtive bashkëshortore”, pohojnë gjinekologët.

About the Author

Posted by Smoke Up Admin on 2:09 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Smoke Up Admin on 2:09 e pasdites. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 Komente for "10 minuta për të fituar virgjërinë!"

Leave a reply

    Arkivi i blogut